Bekë Berisha, VV-së: A po na tregoni a kalon, a nuk kalon Serbia?

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në fjalimin e tij në Kuvend, ka pasur një pyetje për qeverinë Kurti, “A kalon apo nuk kalon Serbia”.

Duke e parë që i pari i qeverisë nuk ishte në seancë, ai iu drejtuar deputetit Liburn Aliu.

“Efekti pozitiv i taksës si atë ekonomik si atë politik s’mund ta mohoj askush. Vendosja e taksës ndikoj në rritjen e prodhimtarisë vendore në rritjen e punësimit dhe në rritjen e ekonomisë. Të gjitha aktivitete e juaja që 15 vite kanë pasur vetëm një qëllim, ardhja në pushtet. Mashtrimi o mashtrimi edhe nëse e ndan në 100 sekuenca. Nuk e di a jam i vetmi, që mendoj se ky është koalicioni më i natyrshëm. Se a do ta heq taksën kjo qeveri, nuk kam dilema. A do t’i nënshtrohet Albin Kurti, do t’i nënshtrohet. Na për me rujt shteti e dhamë pushtetin, e ju për me rujt pushtetin keni me kthy Serbinë në Kosovë. Ju bëj thirrje që ta vendosni interesin nacional para personal. Serbia a kalon, a nuk kalon. Liburn të koke qitu, a kalon a nuk kalon. Për 15 vjet keni rrejt e keni etiketu njerëz në baza ndërkombëtare.”, u shprehë ai.