Bekë Berisha thirrje deputetëve të VV-së e PDK-së: Ta votojmë Projektligjin për Rimëkëmbje se është dimër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e PDK-së dhe Vetëvendosjes ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai tha se është mëse e nevojshme që ky ligj të votohet pasi po hyjmë në stinën e dimrit dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë.

“Kërkoj prej të gjithë deputetëve me na ndihmu me votë me kalu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomie, që të ju dalim qytetarëve në ndihmë se është dimër dhe është e nevojshme kjo punë të bëhet”, tha Berisha në seancën plenare.

Kujtojmë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është votuar në lexim të parë, por duhet të miratohet edhe në lexim të dytë e më pas të dërgohet tek u.d.presidentja për nënshkrim që të konsiderohet i miratuar përfundimisht.

Pasi të ndodh kjo qytetarët do të kenë mundësi të marrin 10% apo 30% të parave që i kanë në Trust, varësisht sa vendoset me ligj.