Bekë Berisha: Stanishiqi, Rankoviqi dhe Bashkimi Kombëtar nuk shkojnë bashkë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për skandalin financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjatë seancës së Kuvendit, Berisha i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Stanishiqi, Rankoviqi dhe Bashkimi Kombëtar nuk shkojnë bashkë, raporton Gazeta Sinjali.

“Dëgjova pak më parë kryetaren e grupit të Vetëvendosjes, duke përmend luftëra të ndryshme, konvencionale hibride edhe një ndër to edhe lufta e rrenave, këta e niva sot. Këta e di që i keni do kapacitete Mimozë ju Vetëvendosja. Çështja Martin Berishaj, do të debatojmë edhe në seancën e posaçme për këtë. Këtu përmenden 600 mijë euro, 4 milionë euro, 10 milionë euro, Stanishiqi, Rankoviqi, një firmë dhe pastaj Bashkim Kombëtar s’shkojnë bashkë , këta do ta debatojmë edhe ma tutje”, ka thënë Berisha.