Bekë Berisha nënshkruan marrëveshje me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka nënshkruar marrëveshje politike me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, z.Veton Berisha, përcjell Ballkani.info.

Beka ka treguar se kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëveprimin si aleat politik, drejt përfshirjes dhe trajtimit të shumë temave me interes për çdo banorë të Istogut.

“Fokus i veçantë është shkollimi i të rinjëve dhe krijimi i mundësive të punësimit në pozita vendimmarrëse”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë: