Bekë Berisha kujton 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, pjesë e të cilës ishte edhe ai

Deputeti i AAK-së dhe kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, e ka kujtuar 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Berisha, i cili qysh në fillim të themelimit të Policisë, ishte edhe vetë polic, ka thënë se “Ky mision fisnik në shërbim të mirëfunksionimit të shtetit, duhet të posedoj trajtim sa më dinjitoz ndaj çdo burrë/grua, që është në detyrë në çdo kohë për të mirën dhe qetësinë e vendit”.

Postimi i plotë:

Sot, 22 vite nga themelimi i Policisë së Republikës së Kosovës. Detyrë e mbushur me pergjegjësi dhe angazhim maksimal për të ruajtur rendin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

Policia, si institucion është adresë besimi dhe përkushtimi, me qëllimin kryesor; garantimin e sigurisë dhe paqes shtetërore.

Ky mision fisnik në shërbim të mirëfunksionimit të shtetit, duhet të posedoj trajtim sa më dinjitoz ndaj çdo burrë/grua, që është në detyrë në çdo kohë për të mirën dhe qetësinë e vendit.

Faleminderit për profesionalizmin, ju jemi mirënjohës, sot dhe përgjithmonë!