Bekë Berisha i ‘bie pishman’, thotë se nuk i pi 50 kafe në ditë, por 6. Ka një ftesë interesante!

Deputeti nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, ka bërë “bum” ditën e djeshme ku shihet gjatë një xhirimi duke thënë se për një dite i pi 50 kafe.

Deputeti përmes kësaj videoje është shëndrruar në humor atraktiv tek shumica e ndjekësve në facebook.

Të enjten deputeti Berisha i tha Ballkani.info se xhirimin dhe deklaratën për pirjen e 50 kafeve në ditë e ka bërë më shumë për “Fun-Argëtim” sesa që qëndron një fakti i tillë.

“Më shumë se 6 kafe në ditë unë nuk i pi asnjëherë. Dhe ajo që kam thënë të mërkurën kinse i pi 50 kafe në ditë ka qenë më shumë për lojë”, ka pohuar Berisha.

Menjëherë pas publikimit të videos së deputetit me shumë kafe në tavolinë, një i ri nga Ferizaj u deklarua se e sfidon deputetin Berisha.

I riu shihet në video duke pirë shumë kafe.

Deputeti e fton të riun që mos të konsumon aq shumë kafe për ta sfiduar atë pasi sipas tij krejt ajo ka qenë veç në lojë.

“E ftojë të riun të vijë në Prishtinë dhe do ta qarkoi me një biftek, e jo me kafe. Sepse kafeja nuk është e mirë për shëndet” pohoi Berisha.

Nëse realisht Bekë Berisha do t’i kishte konsumuar në ditë 50 kafe, i bie që brenda vitit të paguaj nga xhepi i tij 12.600 euro./Ballkani.info/