Bekë Berisha

Bekë Berisha: Ganimete Musliut problemet “ia kanë shkaktu qita budalltë e pushtetit”

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se ka respekt të jashtëzakonshëm për deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, për siç tha “punën që e bën ajo dhe korrektësinë që e ka”.

Deputeti Berisha për gjendjen shëndetësore të Musliut, e cila njoftoi për intervenimin në zemër, tha se mendon se ia kanë shkaktu persona nga pushteti, duke mos “i qitë fre gojës”.

“Ganimete Musliu është shumë kolege e mirë, e ka kalu çka ka pas. Jam ndi keq sidomos do kolegë përpara( ulëset në Parlament), kur u mundojshin me rëndu një femër dhe ma merr mendja që qito probleme ja kanë shkaktu qita budalltë e pushtetit, duke mos i qitë fre gojës për kurgjë hiç”, tha Berisha në një video që po qarkullon në Tik Tok e shpërndarë nga Gazeta Demos me logo të emisonit “Tu pa tu ba”.

“Përndryshe për Ganimete Musliun kam respekt jashtëzakonisht të madh për punën që e bën dhe korrektësinë që e ka”, tha ai.

“Është vetëvetja dhe është për me admiru në atë aspekt”, u shpreh ai për Musliun.