Bekë Berisha

Bekë Berisha – drejtorit të Policisë: Ti koke drejtori jem, qashtu kam qejf mu përgjigj

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë një koment interesant në mbledhjen e komisionit për siguri ku po raporton drejtori Gazmend Hoxha.

Pas disa përgjigjeve që dha Hoxha, Berisha iu drejtua duke thënë se po i jep përgjigjet siç ka dëshirë vet deputeti.

“Ti tek je drejtori jem qashtu kam qejf me mu përgjigj”, tha Berisha.

Raportimi po vazhdon.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka deklaruar se situata në vend është e qetë, megjithëse, siguria në veri është më e britshtë.

Duke folur në Komisionin për Siguri, Hoxha ka deklaruar se “kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri” gjatë vitit të kaluar.

Ai ka folur edhe për numrin e vrasjeve dhe dhunës në familje.

“Në vitin 2023 kemi pasur rritje të rasteve të vrasjeve, nga 21 në 29 raste të vrasjeve. Dhuna në familje, kemi pasur ulje gjatë këtij viti, nga 2 mijë e 757 në 2 mijë e 460. 79 për qind e rasteve të veprave penale”, u shpreh Hoxha.