Një burrë e një grua u kapën duke bërë seks gjatë ditës në një plazh publik të frekuentueshëm nga familjarë dhe fëmijë në një nga gjiret e Filipines.

As ardhja e policisë nuk i ndaloi ata së kryeri aktin intim në hapësirën publike.

Dyshja, të identifikuar nga policia si Jasmine Nelly dhe Anthony Carrio, të dy të moshës 26 vjeç u arrestuan në ato momente.

Pushuesit në ishullin Boracay mbetën të tronditur nga veprimi i kryer nga çifti dhe, si pasojë, njoftuan policinë.

Oficeri i policisë Joel Banga-ora u shpreh se dyshja ishin të dehur deri në atë pikë sa u përpoqën të injorojnë policinë dhe të fillonin të bënin seks në sy të tyre.

Daily Mail shkruan se ndaj çiftit u vendos një gjobë prej 6,00 pesos (90 dollarë) për veprimin e kryer si dhe 3000 pesos (45 dollarë) për mosbindje ndaj autoriteteve.