‘Bëj tag partnerin, shpërndaje fotografinë’: Ish-presidenti i Kosovës ofron një natë të paharruar për çifte në hotelin e tij luksoz

Behgjet Pacolli, lideri i AKR’së, njëherësh edhe ish-president i Republikës së Kosovës, tani ka filluar të fokusohet më shumë edhe në rrjetet sociale duke i bërë reklam hotelit të tij luksoz ‘Swiss Diamond, në Prishtinë’.

Pacolli ka bërë një shkrim të zakonshëm si faqet e hoteleve në Kosovë, por të pazakonshme nga ana e tij. Ai ka ftuar çiftet të shpërndajnë fotografinë e hotelit të tij, dhe të bëjnë ‘tag’ ( të etiketojnë) partnerin e tyre, dhe kështu mbase bëhen fitues të një nate të paharruar në ambientet luksoze të Swisit.

“Të gjithë kemi qenë të rinj dhe të dashuruar në jetë. Në Kosovë ka shumë çifte të bukura, por gjatë pandemisë, shumë mund të kenë qenë edhe larg njëri tjetrit. Prandaj më lindi ideja të ftoj 5 çifte për qëndrim të plotë (Mëngjes, SPA & darkë, pa duhan dhe alkool) në hotelin tim, Swiss Diamond, në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook karahas fotografisë.

Ndërsa, ka njoftuar se fituesit do të përzgjedhën në menyrë automatike

“Bëj tagg partnerin tuaj, më të cilin dëshironi të fitoni dhe shpërndani foton për të qenë pjesëmarrës në garë. Fituesit do të përzgjedhën në menyrë automatike. Gara fillon nga tani”, ka njoftuar pronari i Swiss Diamond, në Prishtinë