Bëhuni gati/ Tayna së shpejti do ta ‘dridh’ tregun muzikor

Tayna është këngëtare mjaftë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar.

Që kur u inkuadrua në muzikë ajo ka bërë bujë të madhe si dhe ka numëruar suksese të shumta, shkruan Indeksonline.

Reperja ka nisur performancat e saj jashtë vendit, duke u kujdesur që të sjellë hite të pashlyeshme në tregun muzikor.

Pas publikimit të këngës “Hala”, e cila erdhi në bashkëpunim me Ledrin, ajo ka nisur punën për këngën e re.

Burime të Indeksonline mësojnë se Tayna është duke përgatitur një befasi të madhe për fansat e saj ku kësaj radhe do të publikoi një këngë solo. Xhirimet kanë nisur dhe kënga pritet të publikohet së shpejti.

Pra, qëndroni gati sepse edhe një super hit është rrugës./Indeksonline/