Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se shtetet perëndimore nuk duken të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Behrami ka pyetur nëse “dikush u ka premtuar se kjo punë nuk do të bëhet”.

“Është e çuditshme se si shtetet perëndimore fare nuk janë të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

A thua pse? A ju ka premtuar dikush se kjo punë nuk do të bëhet?

Pse po ndodhin vonesat?

Kushdo që i ka premtuar Gjykatës Speciale se kjo punë nuk bëhet, historia do ta dënojë.

Qeveria, urgjentisht, duhet ta sjellë Ligjin në Kuvend”, ka shkruar ai.