Ndër kandidatët për deputet më të zëshëm të PDK-së, Artan Behrami, përmes një Video në profilin e tij në Facebook ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për konferencën e mbrëmshme për Media, ku paralajmëroi akte të reja terroriste.

“Gjysma e Kosovës është në terr, çmimet e larta, papunësia, korrupsioni, ikje masive nga vendi, nën sanksione, të prishur me Shqipërinë dhe Amerikën. S’ka program, s’ka zgjidhje, s’ka rrugëdalje, s’ka kredibilitet! Ka vetëm dramë, populizëm dhe mashtrime”, ka thënë Behrami.

Ai më tej ka theksuar se Albin Kurti doli në konferencë për media dhe paralajmëron luftë, akte terroriste nga shteti që sipas tij e ka mbajtur gjallë politikisht – Serbia!

E tha numrin e saktë të sulmeve, harroi të na tregojë vetëm edhe orën e saktë kur do të ndodhin! Konferenca për media nuk ishte vetëm ndjellje e frikës, por edhe lutje që profecitë e tij të bëhen realitet!  Albin Kurti dhe Vuçiqi janë në shërbim të njëri-tjetrit!

”Por, kësaj radhe, as Serbia nuk e shpëton”, ka thënë Behrami.

Ish-Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka hyrë në momentet e fundit në listën e PDK-së dhe mban numrin 75.