Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, nuk ka njerëz për të qeverisur me vendin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se Kurti tek sot ka postuar për takimin e djeshëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi që sipas tij, nuk ka njerëz për t’ia shkruar një status.
“Sot paska postuar për takimin e djeshëm. As njerëz për t’ia shkruar një status nuk ka, se lëre më për të qeverisur. Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson! ”, ka shkruar Behramaj.
Ndryshe, kreu i VV-së teksa e ka njoftuar Lajçakun me prioritetet e tij pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se dialogu me Serbinë është proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet.
Ky është postimi i plotë:
Ende nuk po dihet cilin vend në renditjen e prioriteteve po ia lë dialogut, se pak i ka pështjellur. Nga prioriteti 7-8, e ka zhvendosur në prioritetin 3-4.
Megjithatë, ajo që tash po shihet është që edhe Flamurin Kuqezi e paska hequr.
Sot paska postuar për takimin e djeshëm. As njerëz për t’ia shkruar një status nuk ka, se lëre më për të qeverisur. Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson!







