Kryetari i AKR-së

Behgjet Pacolli sqaron raportin me Naim Murselin deri te emërimi i tij si këshilltar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur rreth njohjes së tij me Naim Murselin. Pacolli tha se me Murselin janë njohur prej vitesh, teksa tha se është pjesë e stafit të tij që nga koha kur ai ishte adoleshent.

Pacolli tutje tha se Murseli ka qenë pjesë e përcjelljes së mysafirëve që ai i ka pritur në MPJ.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019. Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka thënë ai.

Përveç punës, Pacolli tha se me Murselin kanë pasur marrëdhënie të mira familjare. Tutje u shpreh se nuk ka qenë në dijeni se Naimi ka pasur ndonjë precedent konflikti.

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time. Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve. Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues. Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar”, tha ai.

Postimi i plotë:

@ballkani.info Babai i Liridonës dyshon se Naim Murseli organizoi vrasjen e saj për t’ia marrë paratë e sigurimit #naimmurseli #liridonamurseli #liridonaademaj #kosovopolice #prishtina #shqiperia #shqip ♬ original sound – Ballkani.info