Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar pas fitores së thellë që Kosova sonte e shënoi ndaj Qipros në Larnaka.

Dardanët fituan me rezultat 4:0, duke dhënë spektakël ani pse në adresë të tyre kishte një lumë kritika pas humbjes ndaj Rumanisë.

Pacolli ka thënë se ata ishin spektakolarë dhe nuk e merituan të kritikohen ashtu, shkruan Ballkani.info.

“Siç duket, u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë Ne, DARDANEVE , duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderi qe sot na e zdritet ftyren!!!”,  ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Sa mirë e sa keq,

Sa mirë që Kosova fitoi sot në Larnaka me rezultat 4:0.

Sa keq që nuk munda ta ndjek lojën. Sapo aterrova pas një udhëtimi të gjatë. Në aeroplan nuk punonte interneti dhe nuk kisha asnjë mundësi të lidhesha me botën.

Siç duket, u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë.

Ne, DARDANEVE , duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderi qe sot na e zdritet ftyren!!!. /Ballkani.info