Bëhet shkrumb një veturë në magjistralen Prishtinë-Prizren

Një veturë është djegur në magjistralen Prishtinë-Prizren, teksa në vendngjarje janë parë policia dhe ekipet e nevojshme për tërheqjen e saj.

Shkaqet e djegies së veturës nuk dihen akoma.

Nuk dihet nëse nga ky incident ka pasoja në njerëz.

Rastet e djegies së veturave në lëvizje nuk janë të rralla në vendin tonë.