Bëhen virale pamjet kur Ronaldo i heq Messit topin nga këmbët: Mësohet se çfarë tha portugezi për të

Një episod i mbrëmshëm në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, është bërë viral në rrjetet social, pasi ylli i Juventusi kthehet në mbrojtje dhe i merr topin Messit, duke e shpëtuar ekipin nga ndonjë gol e mundshme.

Dje janë ndeshur në Camp Nou, Barcelona dhe Juventus, ku klubi italian shkëlqeu si në lojë ashtu edhe në rezultat.

Për “Zonjën e Vjetër” ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi dy gola në rezultatin 3-0. Kjo fitore bëri që edhe Juventus t’i rrëmbejë Barcelonës liderin e grupit.

Ndërkaq në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet ku Ronaldo shihet duke i marrë topin Messit brenda zonës së mbrojtjes së Juventusit.

Mirëpo edhe pse ndeshja ishe shumë e zjarrtë, ylli i Juventusit ka folur për Messin, ku këta të dy me të drejtë cilësohen si dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në futboll.

Ronaldo ka thënë se ai gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mirë me Messin dhe se nuk e ka parë si rival, edhe pse debati i tyre për rivalitet është rritur më shumë nga fansat e tyre.

“Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të përzemërt me Messin, nuk e kam parë atë si një rival”, ka thënë Ronaldo.

Deri më tani ylli portugez ka shënuar 752 gola në karrierë dhe 650 prej tyre i ka shënuar me klube.