Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis këtë të diel për një vizitë dyditore në Kosovë.

Kreu i shtetit do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.

Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.