Begaj pas inaugurimit të Millatoviqit: Shqipëria e Mali i Zi do të kontribuojnë për stabilitetin e rajonit tonë

Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi, e pas kësaj, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka publikuar disa pamje nga kjo ceremoni.

Begaj përmes një postimi në Facebook tha se Shqipëria dhe Mali i Zi do të vijojnë të kontribuojnë për, siç është shprehur ai, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

“Sot nga ceremonia e inagurimit të Presidentit Millatoviq. Shqiptarët në Mal të Zi dhe minoriteti malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi. I bindur se këto lidhje do vazhdojnë të jenë një udhërrëfyes për marrëdhëniet tona. Si dy vende anëtare në NATO, me një vizion të përbashkët evropian, Shqipëria dhe Mali i Zi do të vijojnë të kontribuojnë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”, ka shkruar ai.