Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn për titullin “Qytetar Nderi” të ndarë nga Komuna e Drenasit.

Haradinaj në një postim në “Facebook” ka shkruar se historikisht, Kosova e ka pasur dhe e ka në krah Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Historikisht, Kosova e ka pasur dhe e ka në krah Shqipërinë. Këtë e dëshmoi edhe vizita e Presidentit Begaj në Drenas me rastin e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” nga Kryetari Lladrovci dhe asambleja e kësaj komune.

President Begaj, e gëzofsh titullin e nderit të Drenasit historik!