Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Për të, ky akt i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu Begaj ka shprehur ngushëllimet e  sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe u ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur.

“Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët”.

“Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”.