Befason Vetëvendosje, kërkon nga presidenti Thaçi ta ftojë PDK-në për ta votuar rrëzimin e Qeverisë Hoti

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ta tërheq nënshkrimin për marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2015.

Ajo në një konferencë për medie, po ashtu ka kërkuar nga presidenti Thaçi, që ta ftojë PDK-në, që sipas Pacollit është partia e tij,  për të votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Ne sapo e pamë deklaratën presidentit dhe ne pikërisht kemi reaguar më kohë. I bëjmë thirrje presidentit ta tërheq nënshkrimin e vitit 2015. Më pastaj ta ftoj partinë e tij PDK-në që ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Pacolli.

Kjo parti po e konsideron të dëmshme zotimin se nuk do të aplikojë në organizata të ndryshme për një vit.

Deputetja Pacolli thotë se ky zotim e prek edhe mosanëtarësimin edhe në NATO.

“Kjo gjë do t’i shkaktojë dëme të riparueshëm Kosovës dhe ky nënshkrim është antikushtetues. Nuk mund të gjeni një shembull në botë që ka marrë vendim që të mosaplikoj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Procesi i zgjerimit përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare ka ngecur shumë këtë kohe, ndërsa tani kemi hequr dorë”.

“Kjo i bie që Kosova ta vendos sërish fusnotë. Kosova me vetdëshirë nuk do të aplikoj në organizata rë ndryshme, siç është në OKB, Në OBSh, UNESCO, dhe pikërisht në këto vende për tu anëtarësuar nuk ka nevojë për lobime por vetëm punë. Këto zotime rrezikojnë ta vendosin në pikëpyetje statusin e Kosovës dhe kjo gjë është dorëzim i Kosovës para Serbisë. Kjo qeveri jolegjitime u dorëzua para Serbisë dhe ky moratorium e prek edhe NATO-n, pra Kosova nuk ka të drejtë të aplikoj për anëtarësim në NATO”.

Përderisa Enver Dugolli nga kjo pari tha se Qeveria Hoti nuk e di se edhe NATO është organizatë ndërkombëtare.

“Përpjekjet e qeverisë Hoti me skandale të ndryshme çdo ditë nuk kanë të ndalur. E gjithë kjo po ndodh është se e padijshme dhe e dëmshme. Me këtë veprime po synojnë që t’i vënë në gjumë qytetarët duke thënë se po punojnë duke aplikuar në NATO. Me ato që ndodhën në Uashington, e dimë se sa i intereson anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

“Hoti e nënshkroi një zotim për mosanëtarësim në organizata të ndryshme siç është edhe në NATO. Qeveria Hoti nuk e di se edhe NATO është organizatë ndërkombëtare. Me nënshkrimin nënshtrues janë dëmtuar edhe disa hapa nënshtruese drejtë NATO”, tha ai.