Befason Sali Berisha, kaq para ka në bankë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për pasurinë e tij, teksa edhe nuk hezitoi të tregojë se sa para ka në bankë.

Ai u shpreh se së bashku me gruan e tij kanë 100 mijë euro të kursyera në 30 vite.

Tutje ai tha se posedon një apartament 124 metra katrorë.

“Gjatë ditëve të mia në pushtet kam përdorë të gjithë pushtetin tim për të luftuar korrupsionin. Sot pasuria e Sali Berishës është vetëm kjo. Një apartament 34 metra më i madh se ai që kam patur në diktaturë. Kam patur një apartament 90 metra katror, kam një apartament 124 metra katror. Kam gjithsej 100 mijë euro të kursyera bashkë me gruan time në 30 vite. Kam një makinë dhe nuk kam asnjë lloj pasurie tjetër”, u shpreh ai në Kojshia Show.