Befason Qazim Rrahmani: Jam shkollë politike për politikanët e tjerë

Qazim Rrahmani ka treguar se pse ofroi dorëheqjen si zëvendësministër te kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Rrahmani ka thënë se ka dhënë dorëheqje vetëm për t’iu përkushtuar partisë së tij dhe kandidaturës për Ferizajin në zgjedhjet lokale.

“Unë në zgjedhjet lokale do të kandidojë për kryetar të Ferizaj dhe për këtë më duhet kohë që të përgatitem për mandatin tim dhe të afrohem me elektoratin. Sot kam ofruar dorëheqjen time dhe për të zënë pozitën time do të kandidojë dikush nga PAI”, tha Rrahmani.

Ai ka thënë se është shkollë politike për politikanët e tjerë.

Nëse ju në thonjëza e merrni presion publik apo medial, unë e marrë që jamë shkolla politike e politikanëve të tjerë, aktual dhe të kaluar për shkak se imazhi im i politikanit ndërtohet për të vetëdijësuar të tjerët se unë nuk jam për të prishur imazhin apo rendin publik për të qenë i aformuar në aspektin se duhet të përmendet emri im për dëmtimin e subjektit tim. Nuk ka qenë presion publik, por vendim i strukturës time.

Ndryshe, Rrahmani më 1 tetor 2018 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro.