Deputeti i Listës Guxo, partisë së themeluar nga Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli sonte e ka dhënë një deklaratë të papritur se as kjo parti nuk ka vija të kuqe për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“S’kemi vija të kuqe me PDK-në”, ka thënë Avdyli në Debat Plus, raporton Ballkani.info.
Kundërshtari i madh i PDK-së deri sot është arsyetuar se “edhe PDK-ja është parti shqiptare”.
Ai tutje ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë për PDK-në, pasi së bashku me ta (Guxo-n) dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 50 për qind të votave. /Ballkani.info/






