Befason gruaja e Ilir Metës: Nuk e njoh COVID-19, kush beson në Zot do të jetojë i lumtur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe gruaja e presidentit Ilir Meta, ka deklaruar nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit se nuk beson te virusi Covid-19.

Ajo tha se kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa Covid-19.

“Dua t’iu urojë të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar që ajo mbarësi që Abaz Aliu solli për Shqipëri të rikthehet edhe njëherë.

Për të ruajtur familjen që është e shenjtë ashtu si kombi dhe besimi.

Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në zot do të jetojë i lumtur pa Covid”, u shpreh Kryemadhi.