Befason Bebe Rexha, kaq udhëtime me aeroplan ka realizuar gjatë këtij viti

Bebe Rexha është ndër artistet shqiptare që po gëzon karrierë ndërkombëtare.
Bebe Rexha është vazhdimisht aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka publikuar disa fotografi nga udhëtimi i radhës me aeroplan, meqë rast edhe befasoi me numrin e udhëtimeve që ka realizuar gjatë këtij viti.

“Udhëtimi im i 87 i këtij viti. A do të arrij 100 para vitit të ri?”, ka shkruar Bebe mbi një prej imazheve.

Kujtojmë që albumi i fundit nga Bebe Rexha është “Expectations”, që u prit shumë mirë nga publiku.