Befasia nga Abdixhiku, përzgjedh nënkryetare një vajzë të shkolluar – flet 6 gjuhë!

LDK ka zgjedhur strukturat e reja të partisë. Në mesin e 4 nënkryetarëve është edhe një femër. Bëhet fjalë për Shqipe Mjekiqin, fytyrë jo e njohur për publikun kosovar.

Është e lindur më 10 mars 1985 në Prishtinë.

Studimet i kreu jashtë vendit në shtetin federal Ohajo (Ohio) të SHBA-së.

Pas kthimit në vendlindje, më 2001, vazhdojë deri më 2005 me studimin në shkenca të politikës pranë Universitetit të Prishtinës.

Magjistrimin e kreu gjatë vitit 2006-2007 në Londër në Shkollen Londineze të Ekonomisë, si Mastere e Politikës dhe Qeverisjes së Bashkimit Evropian.

Pas magjistrimit i përkushtohet punës në lëmin profesional të saj, dhe në kuadër të kësaj vijon për disa muaj në një simpozium në Bruksel në “Qendren Politike Evropiane”. Gjatë kësaj pune bashkëvepron në hartimin e një punimi të publikuar me titullin “Udhëzues për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Në karieren e saj politike, Shqipja ka qenë Menaxhere për Protokoll në Zyrën e Presidentit të Kosovës për dy vite, Zyrtare për Integrim Evropian në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për disa muaj, Menaxhere Projekti në një organizatë joqeveritare lokale dhe Ndihmës Trajnere në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Kosovë për gati dy vite. Në të njëjtën kohë ka qenë vullnetare në Grupin e të Rinjve të Bankës Botërore në Kosovë.

Shqipe Mjekiqi, PhD » One Consulting

Në ndërkohë, ajo ligjëron në lëndën “Politika dhe Politikat Publike” si dhe në lëndën “Politikat Krahasuese”. Që të dy këto lëndë i ligjëron në “Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK)”. Ndërsa nga 23 janari i vitit 2008, është pjesë e kabinetit të Presidentit të Kosovës, ku shërben si këshilltare për Integrim Evropian.

Përveç gjuhës shqipe flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe komunikon në gjuhët frënge, italiane, spanjishte, dhe serbo-kroate.