Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit pas numërimit të votave nga diaspora.
Çekaj, i cili ishte renditur i 29-ti në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numërimin të votave në Kosovë, ka arritur që të dalë i dyti në listën e LDK-së në numërimin e votave të diasporës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës, përfshirë këtu votat në përfaqësi diplomatike dhe votat me postë.
Nga votat e diasporës, Çekaj ka arritur të marrë 12 mijë vota. Ai ka lënë pas emra të njohur të LDK-së si Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili e Hykmete Bajrami.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë rreth 19 mijë vota nga diaspora, ose 30.55 % të votave totale.
Befasi në listën e LDK-së ishte Hysen Çekaj.
Ai ishte renditur i 29-ti në listën e LDK-së pas numërimit të votave në Kosovë, duke marrë 11 mijë e 268 vota.
Me numërimi e votave të diasporës, Çekaj pritet që të sigurojë edhe mandatin e deputetit.
LDK-ja do të ketë gjithsej 20 deputetë në legjislaturën e re.
Deri në përfundimin final të numërimit të votave kanë mbetur edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, për të cilat KQZ-ja ka thënë se do të përfundojnë nesër.







