Bedri Istrefi flet për suksesin e Vala Tv: 150 mijë shkarkime për një javë, 90.000 përdorues

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka dhënë shifra të larta të shkarkimit të platformës më të re televizive, Vala Tv.

Ai ka shkruar në rrjetin social se “vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues”.

Ja postimi i plotë i drejtorit të Telekomit në fb:

“Vala TV për 7 ditë arrinë 150 mijë shkarkime!

Jam i entuziazmuar me interesimin e madh të konsumatorëve tanë për ta shkarkuar dhe përdorur platformën tonë më të re televizive VALA TV.

Vetëm brenda një jave, nga dita e lansimit zyrtar, Telekomi i Kosovës ka shënuar shifër rekorde të shkarkimit të këtij aplikacioni, më saktësisht bëhet fjalë për mbi 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këtë moment janë afër 90 mijë.

Siç u informova edhe nga drejtori teknik z.Isufi, ky aplikacion është duke u pëlqyer së tepërmi nga konsumatorët, meqë ofron lehtësira teknike të përdorimit, duke ju mundësuar konsumatorëve tanë që të personalizojnë në kohë reale kanalet dhe programet e tyre të preferuara.

VALA TV (OTT) është platforma televizive më e re dhe më e mirë për konsumatorët, pasi që përmban cilësi shumë të lartë audio dhe video të transmetimit (streaming) dhe ofrohet përmes lidhjes së internetit me shpejtësi të lartë. Kjo platformë televizive iu mundëson konsumatorëve tanë të shohin kanalet televizive kudo që ata ndodhen, gjatë gjithë kohës, në tableta, telefona të mençur, etj.

VALA TV ofron qasje të lehtë për konsumatorët, përmes aplikacionit të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, i cili tashmë mund të gjendet në “App Store” dhe “Play Store”. Në platformën VALA TV bëjnë pjesë kanalet televizive më të shikuara të vendit, por edhe ato “Pay TV”, duke iu mundësuar konsumatorëve që të kenë zgjedhje të shumta, të këtij shërbimi.

VALA TV, përveç televizionit tradicional, gjithashtu ofron edhe shërbime të tjera si video on demand (video me kërkesë), një arkivë apo bibliotekë, e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes dhe plotëson më se miri kërkesat e konsumatorëve të grupmoshave të ndryshme, me kategori të shumëllojshme filmash, serialesh, dokumentarësh, muzikë, një seksion të veçantë për miqtë tanë më të vegjël, si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

Telekomi i Kosovës synon që të bëhet ofruesi më i preferuar i platformave televizive përmes rrjeteve digjitale, duke sjellë inovacionin e televizionit të gjeneratës së re, për t’i përmbushur pritjet e përdoruesve të kësaj platforme.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në linçet e mëposhtme:
Aplikacioni për iOS
www.kosovotelecom.com/valatv-ios
Aplikacioni për Android
www.kosovotelecom.com/valatv-android
Me këtë ofertë, të gjithë konsumatorët tanë do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë!”