Bedri Hamzës i vdes nëna: Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, sot ka humbur njeriun e njeriun e tij të zemrës.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij.

“Lamtumirë NANË! Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi. Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!”, ka shkruar Hamza.

Ai ka njoftuar se varrimi i nënës së tij do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Klinë e Epërme.

“Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30.”, ka njoftuar ai.