Bedri Hamza, pozitës: Nuk i përkrahët nismat tona ligjore, thoshit se është shantazh

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partia  tij që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka ardhur me dy nisma ligjore, sepse kanë qenë të sigurt se do të vijnë në një situatë kur duhet ndërruar rregullat e deficitit bankar.

Hamza ka thënë se në atë kohë nuk kanë pasur përkrahjen e pozitës, e të cilët siç tha Hamza pozita i quante si shantazh nga ana e PDK-së.

“Kemi kërkuar ndihëm dhe përkrahjen e pozitës fatkeqësisht nuk  e kemi pas, kemi thënë për kohezion dhe a din se cila është ka qenë përgjigja kjo është shantazh”, theksoi Hamza.

Ai tutje ka thënë se PDK nuk është kundër këtij financimi, nuk janë duke kritikuar marrëveshjet.

” Pse qeveritë e kaluara pse nuk e kanë pru marrëveshjen ndërkombëtare kur e kanë pru buxhetin pse se sjellën më herët, të gatshme kanë qenë, po kanë pas me u  marrë me do punë tjera”. tha Hamza.

Hamza ka thënë tutje se sikurse qeveria Kurti ashtu edhe kjo Hoti i kanë të gabuara prioritet, nuk kanë ofruar bashkëpunim dhe pikërisht për këtë nuk do të marrin pjesë në votim.

“Nuk keni ofru bashkëpunim dhe kohezion dhe për këtë arsye PDK, do të jemi të përmbajtur dhe nuk do të marrim pjesë në votim, por ta sqarojmë ne nuk jemi kundër marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Hamza.