Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i PDK-së ka hequr dorë nga pozita e deputetit dhe kërkesën e ka dorëzuar në KQZ. Kërkesën e tij e lexoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, raporton Ballkani.info.
Me këtë, Bedri Hamza do t’ia lirojë vendin Rashit Qalajt. Hamza ka preferuar ta mbajë pozitën e kryetarit të Mitrovicës.
Edhe dy kryetarët tjerë nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri i Pejës dhe Imri Ahmeti i Lipjanit.
Në vend të tyre, deputet do të bëhen Arben Gashi dhe Paris Guri. /Ballkani.info/







