Debat

Bedri Hamza i gatshëm të përballet me Albin Kurtin: Kur të don, i garantoj debat të edukuar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër Bedri Hamza, i ka bërë ftesë kryeministrit aktual, Albin Kurti për ballafaqim në debat publik, duke i thënë se prej sot ‘kur të don dhe ku të don’.

Sonte në ‘Rubikon’, ka qenë i ftuar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedi Hamza. Ai u pyet nga gazetari se a do t’i kërkojë kryeministrit Kurti një duel në debat.

Hamza ishte i shkurtër, duke thënë se i kërkon debat Kurti, madje ai tha se kryeministri mund ta caktojë kohën dhe vendin.

“Prej sonte kur të don, ku të don edhe i garantoj debat të edukuar”, u shpreh kandidati për kryeministër i PDK-së.

Si përgjigje të PDK-së ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e quajti kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendimin e djeshëm që ta nominojnë Bedri Hamzën për kryeministër, në garën që ende nuk ka ditë fillimi.

VIDEO BONUS: