Këngëtarja

Bebe Rexha tregon artisten e preferuar shqiptare

Na duhet të pranojmë që artistë shqiptarë të njohur në botë kemi plot… duke nisur që nga këngëtarë të njohur lirikë e deri te pop-starët.

Dhe një nga pop-starët më në zë të momentit në Hollywood dhe jo vetëm është Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë dibrane.

Bebe vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga ana tjetër gjeti kohën për të dhënë intervistën e saj të parë në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe ka dhënë disa detaje lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera.

E pyetur nëse Bebe ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!”

Nga ana tjetër, këngëtarja e “Say My Name” ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por preferon më shumë muzikën pop tanimë.

Intervistën e plotë të Bebe Rexhës e gjeni në linkun e mëposhtëm: