Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ për këtë vit.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Për dukjen e saj fantastike u kujdes stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti i cili me duart e arta ka arritur të krijojë një fustan i cili mori vëmendje e të gjithë të pranishmëve.

Edhe vet artistja u shpreh e entuziazmuar duke e falënderuar stilistin për këtë fustan të mrekullueshëm.