Bebe Rexha performon në veshje të Valdrin Sahitit në festën më të madhe në New York

Bebe Rexha ka filluar vitin e ri me valle shqiptare.

Mirëpo vallja nuk ishte detaji i vetëm që Bebe ka sjellë në festën e madhe të pritjes së vitit të ri në Times Square në New York.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka zgjedhur të veshet për perfomancën e sa nga dizajneri i njohur kosovar, Valdrin Sahiti.

Është vetë Valdrini ai i cili ka treguar se ka veshur për këtë event artisten, e cila në këtë veshje ka perfomuar hitet si ‘Me, myself & I’, “Meant to be” dhe ” I’m a mess”.
https://www.instagram.com/p/BsGV4jtnzKy/?utm_source=ig_embed

https://twitter.com/twitter/statuses/1079911532560039936