Bebe Rexha gjithmonë ka qenë e sinqertë me fansat e saj. Së fundmi ajo iu është përgjigjur thashethemeve se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale duke i quajtur komentet ‘qesharake’.

29-vjeçarja zbuloi se është e frikësuar ‘të shkojnë nën thikë’.

“Mendoj se thashethemet janë qesharake,”-tha ajo. “Asnjëherë nuk kam bërë ndërhyrje në të pasmet apo në hundë.”

Bebe Rexha u shpreh se nëse do bënte një ndërhyrje kirurgjikale ndonjëherë atëherë do e bënte për të rregulluar hundën e saj.

“Në të vërtetë, kockën e hundës e kam të devijuar por kam frikë ta rregulloj. Kam frikë të shkoj nën thikë. Ndoshta mund të ma bëjnë hundën më keq. Por nëse do kisha bërë ndërhyrje do e pranoja,”-tha Bebe.