Bebe Rexha është pro-abortit, proteston në Alabama

Shteti i Alabamas ka miratuar një ligj që nuk lejohet aborti i fëmijëve në faza të ndryshme të jetës.

Kjo ka zgjuar pakënaqësi të madhe në Shtetet e Bashkuara, ku shumë personalitete janë duke protestuar në forma të ndryshme.

Një prej tyre është edhe bukuroshja shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante të protestimit.

Ajo shihet në një koncert të mbajtur pikërisht në këtë vend teksa në prani të fansave ngrit një fanellë me mbishkrime pro-abort.

“Vagina ime, zgjedhja ime. Faleminderit Alabama. Ju më emocionuat. Faleminderit”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.

Ndryshe, Rexha është pjesë e një turneu muzikore të bendit amerikan, Jonas Brothers.