Bebe Rexha duket gazmore ndërsa tregon linjat e kolme të trupit në daljet me shoqëri

Kantautorja Bebe Rexha u shfaq me një fustan të zi të shkurtër me një të çarë të madhe te pjesa e kofshës, ndërsa ishte për darkë me miqtë të ,ërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e mega-hitit “Meant To Be”, 32 vjeçe, dukej se ishte në një humor gazmor teksa hyri në “Giorgio Baldi” në Santa Monica, shkruan DailyMail.

Ajo e kishte veshur fustanin e saj provokuese me një palë geta në formë rrjete dhe taka të trasha ngjyrë rozë.

Pjesa e epërme e fustanit të saj me dekolte të hapur, bëri që dukja e artistes shqiptare të dukej edhe më atraktive.

Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme pas shpinës, ndërsa kishte vënë një makijazh tërheqës në fytyrë.

Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur byzylykë të artë të trashë dhe vathë të hollë.

Bebe Rexha mbante gjërat e domosdoshme në një kuletë lëkure të zezë me një rrip zinxhiri metalik.

Ajo buzëqeshi teksa hyri në vendin e ngjarjes, madje u kthye për të pozuar për një fotografi.

Ylli u vu re më vonë duke lënë vendin luksoz në një veturë të miqve të saj, ndërsa mbante një qenush në duar.