Bebe publikon fotografi nga udhëtimi në Shqipëri: Nuk mund t’iu falënderojmë sa duhet

Bebe Rexha e ka mbajtur fjalën.

Ajo ka qenë në Shqipëri dhe u ka ndihmuar njerëzve që u dëmtuan nga tërmeti që e goditi Shqipërinë ditë më parë.

Bebe ka hedhur disa fotografi në Instagram, ku falënderoi gjithë ata që kanë dhënë donacion për Shqipërinë.

“Dje isha në Shqipëri në një udhëtim prej dy ditësh për të parë dëmin nga tërmeti dhe për t’iu ndihmuar atyre që u dëmtuan. Atje kam takuar njerëz shumë të mirë, aq të mirë sa secili që ka kontribuar nga e gjithë bota. Nuk mund t’iu falënderojmë mjaftueshëm. Ne kemi nisur rindërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Ju lutem vazhdoni ta ndihmoni Shqipërinë që të rimëkëmbët. E dua vendin tim, të dua Shqipëri” tha Bebe.

https://www.instagram.com/p/B5p14w0FhGp/?utm_source=ig_embed