Bearti pranon se ishte xheloz në marrëdhënie me Tean, tregon për ofertat që ka marrë nga spektaklet e huaja

Beart Rexhepi, ish-konkurrenti i “Përputhen”, ka qenë ndër emrat më të komentuar së fundmi në media rozë pas ndarjes nga Tea.

Tea pas daljes nga emisioni si çift me Andin, kishte rrëfyer se e gjitha ishte ‘lojë’ teksa konfirmoi lidhjen me Beartin.

Por vetëm pas disa javësh ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Gjatë një interviste Tea e cilësoi marrëdhënien me Beartin si toksike sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea tha se ai e ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit.

Ndërsa ky i fundit e pranoi që ka qenë xheloz, duke shtuar se vetë Tea ka bërë gabime të tjera gjatë rrugëtimit të tyre të dashurisë.

“Po jam xheloz, s’jam ba xheloz brenda ditës. Unë të kam treguar që në fillim se kjo gjë, kjo gjë më pengon. Kam ardhur kudo për ty se kam dasht një jetë për ty. Ke ba shumë gabime gjatë rrugëtimit tonë prandaj më ke dhanë shumë pasiguri”, u shpreh Bearti në një video.

Së fundmi, Bearti ka dhënë një intervistë ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti për Prive.

Ndërsa sa i përket një lidhjeje të re, ai tha se nuk është ende i gatshëm, por të ardhmes nuk i dihet. Bearti foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality shoë të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.

“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti në emisionin “Prive”.