BE: Nesër nuk ka takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do ta takojë Presidentin serb, Aleksadër Vuçiq, por jo për të dialoguar, por në një darkë tradicionale që do të shtohet në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë për Front Online se nesër nuk do të ketë takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet Kurtit e Vuciqit.

“Ne nuk kemi informacion për ndonjë takim midis Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq. Padyshim që nuk planifikohet asnjë takim mes dyve nesër në Brussel në kuadër të Dialogut.

Para këtij takimi, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se darka që do të mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por një darkë tradicionale që mbledh gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.