BE jep detaje rreth hapjes së Urës së Ibrit

Tash kur punimet e urës së Ibrit kanë më shumë se gjysmë viti që kanë përfunduar, ura ende nuk është hapur.

Bashkimi Evropian i cili kishte finacuar me më shumë se 1 milion euro projektin për revitalizimin e urës së Ibrit, ka thënë për gazetën “Zëri” se shpresojnë që së shpejti do të ndodhë hapja e urës.

Gjithashtu nga Zyra e BE-së u bë e ditur se janë në kontakt dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me palën kosovare dhe atë serbe.

“Teknikisht puna për ta revitalizuar urën e Ibrit në Mitrovicë ka përfunduar. Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar si me Beogradin ashtu edhe me Prishtinën dhe beson se të gjitha marrëveshjet në lidhje me Urën e Ibrit do të implementohen sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në përgjigjjen e BE-së për gazetën “Zëri”.