BE-ja reagon pas vendimit për zgjedhje të reja: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

Bashkimi Evropian është duke i monitoruar zhvillimet në Kosovë pas vendimit për zgjedhje të hershme parlamentare, kanë thënë një zyrtar i BE’së për Tanjug, duke shtuar se në këto rrethana puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe presin që Kosova të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“BE’ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit në Kosovë në dialogun Beograd-Prishtinë. Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së shkon përmes dialogut. Ne akoma presim që Kosova të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e kaluara” , ka thënë ky zëdhënës i BE’së.

Kosova dhe Serbia kanë rifilluar dialogun në korrik të këtij viti pas 20 muajsh ndërprerje si rezultat i taksës së vendosur nga qeveria e Ramush Haradinajt

Hoti dhe Vuçiq kanë pasur takimin e fundit në shtator të këtij viti, teksa kryenegociatorët në nivelin e ekspertëve janë takuar më 10 dhjetor.

Ndërmjetësuesi i BE’së, Miroslav Lajcak ka paralajmëruar se dialogu në nivelin e ekspertëve do të vazhdojë në vitin 2021 pa specifikuar muajin.

Zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Kosovë do të diktojnë edhe dinamikën e dialogut nëse Vetëvendosje arrin të dalë e para në procesin elektoral dhe eventualisht të formojë qeverinë e re të Kosovës.