Bashkimi Evropian e ka rritur nivelin e presionit mbi kryeministren britanike, Theresa May, duke e publikuar një plan të ri në rast të dështimit për arritje të marrëveshjes, ku përfshihet edhe paralajmërimi se qytetarëve britakikë do t’ju lejohen vetëm vizitat e shkurtra pa viza, nëse një politikë e tillë zbatohet nga Britania e Madhe për qytetarët e BE-së.
Në një moment kur negociatat janë në një pikë të nxehtë dhe kur qeverisë britanike i kanë mbetur 24 orë për ta siguruar mbajtjen e samitit të nëntorit, Komisioni Evropian i publikoi përgatitjet emergjente në rast të mosarritjes së marrëveshjes. Këto masa i përfshijnë çështjet e vizave, shërbimeve financiare, transportit ajror, doganave, shkëmbimin e të dhënave personale dhe politikën për klimën.
Në mesin e masave është edhe propozimi që qytetarëve britanikë t’iu ofrohen vizita pa viza në BE në periudha 90 ditore brenda një periudhe 180 ditore. Sidoqoftë, kjo do të futej në zbatim vetëm në rast të zbatimit të së njëjtës rregull nga ana e Britanisë së Madhe për qytetarët e BE-së.
Në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Evropian, thuhet se edhe nëse marrëveshja me Britaninë e Madhe do të arrihej para 29 marsit të vitit 2019, do të ndodhin ndryshime thelbësore në mënyrën se si do të veprojnë bizneset në mjedisin e ri.
“Ndonëse Komisioni Evropian është duke punuar shumë për ta arritur marrëveshjen dhe vazhdon t’i vë qytetarët në rend të parë gjatë bisedimeve, tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar sigurisht që do të shkaktojë pengesa në disa fusha, siç është zingjiri i furnizimit të bizneseve, pavarësisht arritjes së marrëveshjes. Masat paraprake nuk do t’i mënjanojnë tërësisht këto pengesa”, thuhet në deklaratë, shkruan “The Guardian”, transmeton







