Bashkimi Evropian i është bashkuar thirrjeve që të gjithë qytetarët në Kosovë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që ka filluar, ndërsa serbëve në katër komunat veriore të Kosovës u ka bërë thirrje që të dalin në votimet e thirrura për shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave.
Bashkimi Evropian shprehë keqardhje për faktin se “Lista Serbe” ka ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës.
Në një reagim me shkrim dërguar medieve, Brukseli i bën thirrje “Listës Serbe” që të rishqyrtojë vendimin.
Nëpërmjet të këtij reagimi porositet se demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen, dhe i takon elektoratit serb të Kosovës që të shfrytëzojë të drejtat e veta dhe të shprehë opinionin nëpërmjet kutive të votimit.
BE rikujton se është kritike të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri, e në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar të komunave do të siguronte një qeverisje vendore plotësisht përfaqësuese në veri dhe do të ndihmonte në de-përshkallëzimin e situatës edhe votimet e parapa për zëvendësimin e kryetarëve, është një hap në këtë drejtim”, thuhet në reagim me shkrim nga shërbimi për shtyp i BE-së.
Pranohet gjithashtu se në BE janë marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale.
Në këtë pronocnim porositet gjithashtu se është koha e domosdoshme që të gjithë të kthehen në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe dhe gjyqësorin në veri të Kosovës.
BE-ja ka shprehur keqardhje edhe për thirrjet për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë nga ana e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovë. BE-ja i ka inkurajuar të gjithë në Kosovë që të marrin pjesë në këtë regjistrim ndërsa Agjencinë e Statistikave të Kosovës që të intensifikojnë fushatën e informimit në mënyrë që të gjithë banorët, përfshirë edhe ata të komuniteteve jo shumicë, të informohen në mënyrë të mjaftueshme për këtë regjistrim.
VIDEO BONUS:







