Bashkimi Evropian si ndërmjetës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëjë gjithçka që brenda një viti, aq sa i ka mbetur mandant shefes së BE-së për diplomaci dhe siguri, Federica Mogherini, të arrithet marrëveshja për normalizim të gjithëmbarshëm të raporteve Kosovë-Serbi.
Kështu bën të ditur agjencia serbe e lajmeve tanjug duke i thirrur në burime zyrtare në Bruksel.
“Ne do të bëjmë gjithçka në vitin që ka mbetur që të arrijmë deri të normalizimi i gjithëmbarshëm i raporteve, por nuk jemi të vetmit nga të cilët varet kjo”, i është tanjugut nga burime diplomatike në Bruksel, transmeton Ballkani.info.
Kosova dhe Serbia kanë hyrë në fazën përfundimtare të dialogut, mirëpo gjërat nuk po shkojnë ashtu siç është pritur.
Në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet dy presidentëve, Thaçi dhe Vuçiq, nuk është arritur asnjë përparim, pasi që delegacioni serb ka kërkuar heqjen e taksës për mallrat serbe para se dialogu të vazhdojë.
Si dalje nga ky ngerç përmend ideja e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ide kjo që ka pasur përkrahës dhe kundërshtarë si në Kosovë ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare. /Ballkani.info/







