Zëdhënësja në largim e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka reaguar me rastin e vendimit të autoriteteve kosovare që asnjë zyrtarë i Serbisë nuk do të lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.
Ajo ka deklaruar se BE-ja pret respektimin e marrëveshjes për vizita të zyrtarëve, e cila është arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Ballkani.info.
“Presim respektim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së, përfshirë edhe marrëveshjen për vizita të zyrtarëve”, ka theksuar Kocijançiq.
Ajo për tanjug ka thënë se BE-ja për situatën e re të krijuar është në “kontakt me të dyja palet”.
Autoritetet kosovare, respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë sot vendim që për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve të rrejshme ndaj vendit dhe qytetarëve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullësinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon. /Ballkani.info/







